Ish-konkurrentja plas bombën atëherë kur se priste njeri: “Ja sa është gjoba nëse thyen kontratën e “Për’puthen”

Shqipe Hysenaj ka plasur një tjetër bombë mbi programin “Për’puthen”, atëherë kur se priste askush dhe kur të gjithë po mendonim se situata po përkeqësohej. Ditën e kaluar ajo ka bërë deklaratën e papritur ku tregon se nëse thyen kontratën e “Për’puthen”, konkurrentët dunet të paguajnë një gjobë të lartë prej 5 mijë eurosh.

“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë. Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”-tha ajo teksa ishte e ftuar në “News 34”.