Irritohet Lulzim Basha dhe i nxjerr videon Edi Ramës: “Boll më, kupa është mbushur”

Vazhdojnë sulmet Basha-Rama dhe anasjelltas. Pak momente më parë kreu i opozitës është shfaqur mjaft i irrituar duke publikuar një video kushtuar Edi Ramës që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

Ai tha se në këtë video shfaqen premtimet e një pas njëshme të kreut të shtetit për një Shqipëri me drejtësinë e pavarur duke theksuar se këto janë vetëm mashtrime.

“Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur”: Ky është thelbi i video-mesazhit të Bashës. – “Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!”