“Investim i shumëpritur”, kryeministri Rama bën publik projektin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga kantieri i ndërtimit në maternitetin e Beratit. Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone dhe që po ndërtohet nga themelet.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë. Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për Shëndetësinë Që Duam”, shkruan Rama krahas videos.