Informacion i rëndësishëm për shqiptarët, ja rrugët dhe zonat problematike ku dhet patur kujdes!

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë natës së kaluar kanë favorizuar krijimin e akullit në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton cilat janë zonat, ku duhet të keni kujdes dhe të përdornin zinxhirë.

Në rajonin verior, rekomandohem me zinxhirë akset:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj-Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë) dhe Qafë Mali-Fierzë

Në akset Trebisht-Doganë, Ura e Çerenecit-Klenjë, Ura e Çerenecit-Sterblevë po punohet për pastrimin e rrugës.

Në rajonin qendror, ARrSh rekomandon qarkullimin me zinxhirë në rrugët: Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Pjesërisht me zinxhirë Zëmblak-Goricë.

Në jug të Shqipërisë rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit është e kalueshme me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopoja nuk paraqet probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë rrugore.