Infermieri shqiptar i vjedh paratë në bankë pacientit që humbi jetën nga COVID

Një infermier 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.R, që banonte në Boltiere (Bergamo) vodhi ATM-në nga një pacient 66-vjeçar i prekur nga Covid. Me ndihmën e të dashurës së tij 21-vjeçare, P.D, ai i zbrazi llogarinë rrjedhëse të burrit që humbi jetën rreth një muaj, pasi ishte shtruar në spital, duke tërhequr dhe shpenzuar 6 mijë euro brenda disa javësh.

Sipas asaj që raportohet nga “primatreviglio.it”, faktet datojnë në 13 Mars, kur 66 vjeçari, nga Cividate al Piano (Bergamo), ishte dërguar në dhomën e urgjencës me simptoma tipike të koronavirusit. Ngjarja u raportua edhe nga Tgcom.it dhe thuajse të gjitha mediat italiane.

Në atë moment infermieri në detyrë do t’i merrte portofolin si dhe të dhënat e kartës bankare. Më pas, më 18 mars, i moshuari transferohet në kujdesin intensiv, por vdiq më 14 Prill.

Pas një kohe të shkurtër, 41-vjeçari dhe e fejuara e tij i thanë llogarinë burrit të moshuar, duke i tërhequr paratë që kishte depozituar në bankë, të cilat i shpenzuan duke bërë blerje. Familjarët e të ndjerit bëhen të vetëdijshëm për lëvizjet e dyshimta dhe paraqesin një ankesë në policinë e Bergamos.

Në përfundim të hetimit, më 4 gusht, policia lokale shkoi në shtëpinë e dy të dyshuarve: 21-vjeçarja ishte e pranishme, ndërsa 41-vjeçari u përpoq të shpëtonte, por edhe ai u arrestua. “Një aferë e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të paarmatosur”, komentoi shefi i policisë së Romano di Lombardia Arcangelo Di Nardo.