Infektohet me koronavirus Topalli, ja si është gjendja e saj shëndetësore

Kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim”, Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus.

Topalli tani është izoluar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se sot janë kryer 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë.