Infektohet me koronavirus ministri i Edi Ramës

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë ai e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i Blendi Klosit:

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”. Përfundoi Klosi.