Infektohet me COVID-19 moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, e izoluar zbulon gjendjen e saj shëndetësore: Ky ishte mallkimi më i madh që mund të merrja

Moderatorja e ‘Top Channel’, Megi Pojani, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vet përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ajo shpërndau në rrjetet sociale një shkrim ku shprehej se kishte rezultuar pozitive në tamponin e Covid-19.

Infektohet me COVID-19 moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, e

E pyetur nga Prive, ajo e ka konfirmuar lajmin dhe është shprehur se tashmë prej dy ditësh ndodhet në regjim shtrati pasi ka temperaturë të lartë dhe dhimbje kokë.

“Kam nja dy dite regjim shtrati me temperaturë të lartë dhe dhimbje kokë”, thotë ajo duke vazhduar, “Po shpresoj që nga nesër të bëhem pak më mirë”.

Ndërkohë në një postim tjetër në rrjetet sociale shkruan se ka humbur shijen dhe e cilëson këtë si dënimin më të madh që mund të merrte.