Infektohet me Covid- 19 kryebashkiakja socialiste, zbulohet gjendja shëndetësore e saj

Infektohet me koronavirus, kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj, ndërkohë që është karantinuar në banesë.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione, megjithatë frika është e madhe te të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë që pritet t’i nënshtrohen tamponit.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë numri i të infektuarve në Fier me Covid19 shkon në 916 raste duke e renditur këtë qytet të tretin në vend për numrin e lartë të të prekurve nga ky virus.