Infektohet me COVID-19 këngëtari i njohur Bujar Qamili, shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga COVID-19. Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësor3e artisti i madh është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se Bujar Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.