Infektohet me COVID-19 gazetarja e njohur shqiptare dhe partneri i saj këngëtar, zbulohet si është gjendja e tyre

Pas përhapjes së gjerë që ka shënuar ditët e fundit, koronavirusi ka prekur edhe këngëtarin e njohur shqiptar Skerdi Ago dhe gazetaren Vesa Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Infektohet me COVID-19 gazetarja e njohur shqiptare dhe partneri i saj

Skerdi shkruan se ai dhe partnerja e tij janë infektuar me Covid-19. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.” shkruan Skerdi.

Infektohet me COVID-19 gazetarja e njohur shqiptare dhe partneri i saj