Infektohet me COVID-19 djali i një drejtuesi të lartë

Dy raste te reja janë infektuar me COVID-19 në Sarandë ditën e sotme.

Njëri rast ka rezultuar në fshatin Fushë-Verri të Delvinës, ndërsa tjetri është evidentuar në Sarandë shkruan bw.

Rasti i fundit mësohet se është një djalë i ri, që është i biri i një drejtuesi të lartë në kryeqytet.

I riu ka qenë me pushime në Dhërmi dhe ka shkuar në Sarandë për të bërë tamponin, pasi aty ka edhe një banesë.