Incident para zyrës së kancelares Merkel, reagon policia gjermane (FOTO)

Një incident ka ndodhur në Berlin mëngjesin e sotëm. Një makinë është përplasur në portën e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel duke alarmuar policinë gjermane.

Mëngjesin e sotëm një automjet hyri me shpejtësi në gardhin para zyrave ndërsa fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, raportojnë mediat vendase.

Mbi makinë shkruhej me shkronja të bardha: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve” dhe në anën tjetër: “Ndaloni politikën e globalizimit“.

FOTO: