Inceneratorët, Basha shpërthen me tone të ashpra në konferencë: Çfarë e lidh Edi Ramën me Mirel e Klodian Mërtirin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me gazetarët ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama në lidhje me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Basha ka theksuar se kompanitë që kanë marrë tenderat e inceneratorëve janë offshore, teksa shton se në Tiranë kompania është regjistruar vetëm një ditë para marrjes së tenderit.

Basha: Edi Rama i ka dhënë dhejtra million euro një personi që ka regjstruar tre kompani offshore dhe është pronar i tre incerenatorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në Tiranë është regjistruar një ditë para se të niste kontrata, nuk ekzistonte dhe është regjistruar pa asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve. Në Fier është regjistruar bashkë më një kompani italiane me pervojë, sa mori tenderin ia bleu kuotat kompanisë italiane për 200 mijë lekë të vjetra. E ka prapë i njëjti person me një zinxhir kompanish të regjistruara në parajsa fiskale. As në Tiranë as në Fier nuk ekziston. Në Elbasan nuk është marrë nga bashkia sepse nuk plotëson kushtet e kontratës. 75 milion euro të parave të shqiptarëve janë paguar deri më sot për këtë aferë pa garë, pa transparencë.

Basha ka renditur një sërë pyetjesh me tone akuzuese ndaj Ramës, teksa kërkon të dijë marrëdhënien e kryeministrit me Mikel/Klodian Mërtiri apo me Klodjan Zoto.

Basha: Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bëjë këtë? Çfarë e lidh Edi Ramën me Mirel dhe Klodiana Mërtirin dhe Klodjan Zoton? Çfarë eksperience kanë në fushën e administrimit të plehrave? Pse i janë dhënë dhjeta million euro pa pasur asnjë investim? Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompanitë guaca, me drejtorë fiktivë? Pse i kanë ndryshuar emrat? Pse nuk është ndryshuar kontrata për inceneratorin e Fierit apo Tiranës? Kanë nxjerrë 75 milion euro nga buxheti.

Basha kërkon që “SPAK të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur. Të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve dhe ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve”.