“Ime më më priti duke çjerrë faqet”, Genc Ruli tregon një ndër vendimet më të vështira që ka marrë “çqe kjo që bëre”

Një ndër themeluesit e PD, Genc Ruli tregoi mbrëmjen e djeshme në një intervistë për ‘Opinion’ një ndër vendimet më të vështira dhe më me impakt që ka marrë gjatë kohës kur ishte në qeveri. Ruli ka treguar si e ka marrë vendimin më të vështirë në karrierën e tij, atë të rritjes së çmimit të bukës. Ai tha se në vitin 1992 ndodhi ky ndryshim i madh dhe se edhe e ëma e kishte pritur në shtëpi duke çjerrë faqet.

“Ky ishte një vendim që morën në ’92. Kishim disa ditë që diskutonim dhe dua të them ku është kjo dora magjike. FMN insistonte që duhet ta çonim afër vlerës së tregut dhe kishim kundërshtime nga ana tjetër. Ime më më ka pritur duke çjerrur faqet dhe më thoshte ‘ç’qe kjo që bëre’. Ishte një nga vendimet më ç’të të them,”- tregon Ruli.