Ilir Meta zbulon shqetësimin e tij të madh: Nuk është shkarkimi

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për të mbyllur hetimet ndaj tij pa kërkuar shkarkimin. Meta tha se kjo situatë është parashikuar, ndaj presidenti është i mbrojtur me Kushtetutë.

“Nuk flas në emër të tyre, unë flas në emrin tim. Unë nuk kam vënë vetëm dorën mbi Kushtetutë kur jam betuar, kam vënë zemrën, jetën time, kam vënë gjithçka. Kurrë nuk do e shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk e kam bërë këtë as kur isha kryeministër, as kur isha në detyrat e tjera.

Unë besoj shumë te Kushtetuta e Shqipërisë. Ajo që mund të them është se kushtetutbërësit e kanë parashikuar kur kërkohet uzurpimi i institucioneve,

Ata e kanë menduar momentin kur edhe një shumicë kushtetuese do të synonte të shkarkonte presidentin që mbron parimet e së drejtës, kjo është arsyeja pse presidenti është institucioni më i mbrojtur në Kushteutëtn e Shqipërisë. Çdo akt shkarkimi nga presidenti do ishte vetëm një akt formal që do e ngarkonte me përgjegjësi shumë të rënda.

Nuk jam ndjerë nën presionin e shkarkimit, më shqetëson pasiguria juridike dhe politike në vend,” tha Meta.