Ilir Meta nuk iu ndahet provokimeve, publikon foton me dy gishtat lart dhe jep mesazhin e koduar

Presidenti Ilir Meta nuk iu ndahet mesazheve provokuese dhe kërcënuese. Mëngjesin e sotëm ka publikuar një foto nga Lezha ku shfaqet me dy gishtat lartë.

“Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë”, shkruan Meta krahas fotos.

Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ndërsa sot radhën e ka Lezha.

Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut.
Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë! 🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Saturday, November 21, 2020