Ilir Meta nuk i ndahet parashikimeve, këtë herë nxjerr një bombë: “Rrezikojmë të shkojmë drejt një katastrofe”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë pak momente pasi u kap kokë më kokë me Edi Ramës për akuzat e bëra së fundmi. Kryeministri pretendon se Meta po shfrytëzon postin e tij në interes të LSI-së, partisë që drejton bashkëshortja e tij.

Megjithatë, pas mohimit të këtyre akuzave, Meta është ndalur duke bërë një tjetër parashikim, e njejtë sic ishte ajo e tërmetit. Ai u përqendrua rreth gjendjes së pandemisë në vendin tonë ku theksoi se duhen marrë patjetër masa. Ai tha se duhet një plan i qartë dhe i sigurt për furnizimin e popullsisë nga vaksinat anti-Covid pasi përndryshe rrezikojmë një katastrofë.

“Kriteret e ndarjes dhe përzgjedhjes selektive, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe shërbimet pa pajisje, si respiratorë, ventilatorë dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun për t’u përballur me pandeminë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit, që trajtohen në banesë, që nuk iu rimbursohet asgjë. Pa dyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.” -tha Meta ndër të tjera.