Ilir Meta i kthehet ashpër Monikës e Bashës dhe habit me deklaratën

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj gjatë konferencës së sotme edhe akuzave të kryeministrit Rama se po e përdor Presidencën për LSI-në.

Meta u shpreh se Rama po shpërdoron titullin e kryeministrit për çështje të sigurisë Kombëtare, po kap drejtësinë dhe po rrit borxhin publik”.

“Ai ka një problem të madh se do të merret tërë kohën me Ilir Metën. Pse? Sepse fajin e ka opozita, sepse është mësuar të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Kjo është e pamundur nuk ndodh më. Ishte një mësim i hidhur dhe nuk do të ndodhë më. Unë do të jem i pari që do të ndëshkojë çdo forcë politike që do bojkotojë zgjedhjet dhe Parlamentin në të ardhmen”, u shpreh Meta.