Ilir Meta humb njerëzit e dashur nga COVID 19

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në komunikimin me gazetarët është ndalur te humbjet e jetëve nga virusi. Ai tha së fundmi se kishte qenë për ngushëllim tek një moshatari i tij para disa orësh.

“Isha për ngushëllim disa orë më parë tek një moshatari im. Nesër do jem prapë. Tregon një vështirësi të sistemit tonë për të përballuar këtë ngarkesë të madhe”, tha Meta.