Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit: “Deputetët morën para për të votuar pro shkarkimit tim”

Ashtu sikundër u parashikua, Ilir Meta ka mbajtur sot fjalimin e parë pasi Kuvendi vendosi ta shkarkojë atë me 104 vota pro.

Në deklaratën e tij të gjatë, Meta u shpreh se ky është një akt i turpshëm i disa njerëzve që nuk ia kanë idenë se çfarë bëjnë, duke hedhur baltë mbi presidentin e tyre.

Sakaq, ai shtoi se deputetët që votuan pro largimit të tij u janë dhënë para në dorë për këtë votë. Ja çfarë thotë më tej Meta.

“Spo japim shfaqje se çfarë shtë deklaruar kundër presidentit por është e qartë se të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan.Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Shkakrimi akt dëshpërues i parlamentit të shkarkuar. Pres me shumë qetësi dhe durim procesin e ankimeve. Bashkëpunojmë dhe me opozitën e re në respekt të kushtetutës. Ky kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. 2 vjet e ca ai kuvend një nga faqet më të errëta. Faqen e zezë të gjithë ata që e kanë bërë atë, dhe që nxorrën prite edhe presidentin e republikës sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën.” -tha ai ndër të tjera.