Ilir Meta e nis ditën me lajmin më të trishtë, njofton humbjen e madhe të poetit të mirënjohur shqiptar

Dita e sotme është vërtetë e trishtë për të gjithë shqiptarët e sidomos për artin shqiptar. Presidenti i Republikës ka njoftuar ndarjen nga jeta të një prej poetëve më të shquar të kombit, Lefter Çika. Ai ka bërë një postim të ndjerë në rrjetin social Facebook ku theksoi se Shqipëria humbi sot një prej xhevahirëve të tij, atë që njihet për poezitë më të bukura e të ndjera. Ja postimi i plotë i Metës:

Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u ndaj sot prej nesh.

Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë.

Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!” -shkroi Meta me hidhërim të thellë.