“Ilir Meta do japë dorëheqjen, ja kush do ta zëvendësojë”, Edi Paloka reagon për lëvizjen e bujshme

Numri dy i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me lajmin që qarkulloi këtë pasdite në media, ku shkruante se presidenti Ilir Meta do japë dorëheqjen dhe se mund ta zëvendësojë Sali Berisha. “Paska filluar serisht me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas”, shkruan Paloka duke sulmuar drejtpërdrejt Ramën.

Postimi i Edi Paloka:

Paska filluar serisht me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas. Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet. Sdo kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende. Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove.