Ilir Beqaj tregon pse u mor vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00

Vendimi i fundit i qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe muzikën pas orës 20:00 ka shkaktuar revoltë dhe protesta. Në seancën e sotme plenare deputeti Ilir Beqaj ka deklaruar se vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 është marrë për shkak se në atë orën fillon përdorimi i pijeve alkoolike duke bërë njerëzit të mos ruajnë dot më distancimin social.

“Muzika nuk vret, por zhurma vret. Muzika dhe arti nuk bëhen në klube nate. Nëse do të merremi me muzikën. Ne po rregullojmë teatrin e operës dhe baletit. Nuk e di pse u bëka arti në klubet e natës.

Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijeve dhe njerëzit nuk e mbajnë dot më distancën. Unë besoj që qeveria duhet të përmirësojë komunikimin që njerëzit të kuptojnë pse e marrim këtë masë. Vendet që po e menaxhojnë me sukses këtë pandemi janë ata që nuk po bëjnë politikë me pandeminë”, tha Beqaj.

Burimi: abcnews