I shtruar prej disa ditësh në spital, identifikohet pacienti që u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet ndroqi”

Është identifikuar pacienti 52-vjeçar, i cili është vetëhedhur mëngjesin e sotëm nga kati i katërt i Spitalit “Shefqet ndroqi”. Mësohet se ai është Preng Gjonaj nga Tropoja. Bëhet me dije se Gjonaj kishte disa ditë i shtruar në spital, për shkak se po trajtohej nga koronavirusi.

Akoma nuk është mësuar se si ka qenë gjendja e tij shëndetësore, para se ai të ndërmerrte aktin që i kushtoi humbjen e jetës.