I riu bën dush tek shatërvani në sheshin ‘Skënderbej’, fshihet me peshqir dhe vazhdon rrugën (VIDEO)

Të gjithë kemi parë fëmijë që lahen në shatërvanet tek sheshi “Skënderbej”. Por është paksa më e pazakontë të shohim të rritur që bëjnë dush për shtatë palë qejfe në mes të sheshit. Në një video të publikuar nga Ora News shihet një djalë që lan pantallonat e shkurtra dhe më pas lahet edhe vetë e në fund hedh një peshqir shpatullave.

Videoja është marrë mëngjesin e sotëm ndërsa i riu nuk duket se shqetësohet nga shikimet e kalimtarëve por përfundon deri në fund “dushin”. Qytetarë e pranishëm treguan se djali fillimisht i bëri një dush vetes, më tej lau pantallonat. I shtrydhi dhe i veshi. Vuri dhe maskën, u fshi me peshqir dhe vijoi rrugën.

Video: