I rezistoi trendit evropian kundër koronavirusit duke mos u futur në karantinë, vjen lajmi fantastik nga Suedia

Suedia, e cila në mënyrë të famshme shkoi kundër ‘urtësisë’ së zakonshme për të mos imponuar një bllokim lidhur me pandeminë Covid-19, po sheh numrin më të ulët të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirusin e ri, teksa kombet e tjera evropiane përballen me rikthimin e sëmundjes.

Në dy javët e kaluara, Agjencia e Shëndetit e Suedisë ka regjistruar një rënie të madhe në shifrat e Covid-19.

Vdekjet e regjistruara mesatare kanë rënë në nën 10, ndërsa numri mesatar i rasteve të reja ka rënë shumë më poshtë se 200. Vendi nuk ka parë numër kaq të ulët që nga fundi i marsit.