I publikuan videon duke puthur balerinën, reagon aktori i njohur dhe zbulon gjithçka (Ka një kunj edhe për Ermal Mamaqin)

Aktori Rezart Veleshnja jo rrallëherë është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave e veprimeve të tij në “Shiko kush luan”, ku prej dy sezonesh është pjesë e emisionit.

Javën që lamë pas në rrjetet sociale bëri xhiro një video ku Rezi shihej tek puthte në faqe një balerinë të emisionit.

Videoja u bë shumë shpejt virale dhe nuk munguan komentet e shumta. Ditën e djeshme nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory ai ka sqaruar çdo gjë.

Teksa shfaqet krah vajzës në fjalë, aktori shprehet se e njeh prej shumë vitesh atë dhe e ka mikeshë të afërt. Ai thotë se puthjet ia ka dhuruar për shkak të disa gabimeve që kishte bërë.

Për të gjithë ju që thoshit në meme “O zot, i mbarum” dhe “Tu vdek”. Unë e kam shumë xhan, kemi 18 vjet që rrimë bashkë. Unë e kam shoqe të ngushtë. Por, po e puthja se bëra një gabim atë ditë dhe për t’i kërkuar ndjesë, por na kapi kamera.”-thotë ndër të tjera Rezi, duke shtuar se ka ajo është e martuar dhe ka 2 fëmijë.

Sakaq, “një hesap” të palarë ai e ka patur edhe me Ermal Mamaqin, i cili ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan” së fundmi. Ky i fundit i ka kërkuar llogari për deklaratën e famshme të Rezit “R.I.P Xing me Ermalin”, prej suksesit të “Shiko kush luan”.

Sigurisht kjo ishte një batutë nga ana e tij, pasi dy çunat janë shokë shumë të mirë dhe njihen prej vitesh. Ata gëzojnë një miqësi të ngushtë madje Rezi ka marrë pjesë edhe në filmin e Ermalit “Xing me Ermalin”.