I ‘larë’ në flori! 275 dollarë për një biftek, sa kushtoi darka e ministrave shqiptarë në Dubai

DUBAI– Restoranti i “Salt Bae” është bërë ‘hit’ në ditën e fundit në Shqipëri, pasi Dosja.al ka siguruar një video ku dy ministrat Arben Ahmetaj e Belinda Ballukun, Arbjan Maznikun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, konsumojnë ushqim në një prej restoranteve më luksoze në të gjithë botën.

Edhe pse nuk duken pamje nga darka për të parë porosinë, sërish një ‘ide’ sesa e gjitha ka kushtuar mund ta krijojmë përmes shkrimeve në internet. Revista të njohura botërore, i kanë dedikuar shkrime restorantit, duke i bërë edhe ‘review’ për ushqimin dhe koston me të cilën e servir.

Sipas “Observer”, në restorantit ‘SaltBae’ biftekët kushtojnë nga 70 deri në 275 dollarë, ndërsa ka edhe artikuj të tjerë që flasin për çmime edhe më të larta e marramendëse për realitetin shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Menuja në Nusr-et është e kufizuar dhe absurde e shtrenjtë. Një sallatë kushton 25 dollarë. Biftekët, ndërkohë, kushtojnë midis 70-250dollarë, për shiritat e fijes pa kocka, dhe 275 dollarë,“-shkruan Joshua David Stein për “GQ”.

Po për “delegacionin” shqiptar vallë sa ka kushtuar? Kush pagoi në fund? Apo Nusr-et nga nderi i madh për delegacionin shqiptar, ka vendosur që t’i qerasë ai? Kushdo që të ketë paguar, shpresojmë të paktën që ta kenë zgjidhur me qetësi, dhe jo ‘alla shqiptarçe’…