“I kam njohur nga afër para 12 vjetësh”, shpërthen aktivistja e njohur dhe nuk lë gjë pa nxjerr për çiftin Meta-Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta i frikësuar për shkrirjen e partisë së tij LSI-së, është angazhuar tërësisht në fushatë elektorale duke shkelur kështu Kushtetutën në lidhje me funksionin e lartë shtetëror që mban.

Në lidhje me lëvizjet që po bën Presidenti Meta, por edhe deklaratat e tij kërcënuese ndaj kryeministrit Rama, aktivistja Brizida Gjikondi e quajti mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’, presidentin Meta shkelës të Kushtetutës. Gjikondi shton se e ka njohur mirë para 12-vitesh.

Alban Dudushi: Si e keni parë gjithë këtë komunikim të presidentit gjatë kësaj periudhe?

Brizida Gjikondi: E kam parë si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, i cili në asnjë nen të tij nuk shikon prezencën e Presidentit para-gjatë dhe pas fushatës. Nuk i takon presidentit të Rep. së Shqipërisë të hyjë në këtë lojë politike, të keqpërdorë termin referendum.

Pashë diku ku thonin se znj.Kryemadhi ka merita se është në krye të partisë. E dimë shumë mirë që është një hipokrizi. Ne e dimë shumë mirë që ajo është një parti, unë e kam njohur nga afër para 12-vjetësh, që iku bashkëpronari burri, erdhi bashkëpronarja gruaja, sepse kishte shumë personalitete të tjerë para znj.Monika që mund të ishin kryetarë të asaj partie.

Z.Meta po keqpërdor institucionin më të lartë që ka Shqipëria, për të dalë dhe për të influencuar në votat e biznesit të tij ose gruas së tij.