“ I kam dërguar letër Ambasadës së SHBA-së”, deputeti i Kuvendit zbulon lëvizjen që ka bërë: Dua takim patjetër me ambasadoren Yuri Kim! (ARSYEJA)

Kryetari i partisë së pensionistëve shqiptarë, Selami Jenisheri, zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të pakspozuarit’ se kërkon me patjetër një takim me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.

Jenisheri tha se ka kërkuar me anë të një letre, takim urgjent me ambasadoren, për t’i komunikuar faktin se Ilir Meta duhet të arrestohet.

“Ditët e fundit më ka lind nevoja ta takoj Yuri Kim, t’i shpjegoj përse zgjedhjet janë të paligjshme dhe Ilir Meta duhet të arrestohet, që nuk firmosi shtyrjen e zgjedhjeve. Kam detyrim të bisedoj me zonjën Yuri Kim. Ka ardhur përgjigje nga ambasada, që e ka marrë letrën. Po pres. Ja kam dërguar zyrtarisht“, tha Jenisheri.