I gjithë arti në zi, shqiptarët humbin aktorin e madh

Familja e poetes Rita Petro është në zi. Bashkëshorti i saj, botuesi i njohur Latif Ajrullai ka humbur jetën nga koronavirusi. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë e tij përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale. Psikologia Denata Toçe ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ku tregon sesi është njohur me autorin, duke i dhënë kështu lamtumirën mikut të saj.

“Sot Ti nuk je më. Po aq papritur sikurse më erdhe në jetën time, po aq papritur ike. Në fakt vdekja te mori pabesisht. Do më mungojnë së tepërmi flokët e tua të gjata, të shkallëzuara, sapo preknin supet, si një takim i përditshëm me rininë tënde. Do më mungojë zëri yt sa herë që më thërrisje në emër, eleganca e humorit tënd, idetë e tua, vizioni yt, dhe ajo dreq puroje që më bënte nervoze, do më mungojë për një kohë shumë të gjatë.

Lamtumirë miku im, deri sa Zoti të na takojë sërish! Për Latifin (Laton, sikurse e therriste Rita e tij)”shkruan Toçe ndër të tjera.