I ftohti polar mbërthen vendin, reshje bore dhe acar: Zbuloohet si do jetë moti tre ditët e ardhshme

Sipas parashikimit të Meteoalb në vendin tonë tre ditët në vijim pritet që të jenë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në fundjavë dhe në fillimin e javës duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore. Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.