Humbje e madhe, Covid i merr jetën mjekut të njohur shqiptar

Një lajm i trishtë për banorët e Beratit është bërë i ditur këtë të shtunë. Mjeku endokrinolog, Josif Dena ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmi u njoftua në Facebook nga faqja e qytetit, e cila shtoi se Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit të Beratit.

Postimi i plotë:

Per fat te keq sot qenka dita e kronikave te zeza. Nje lajm tjeter i trishte ,ndahet nga jeta per shkak te Covid 19 nje nga mjeket me te njohur te qytetit Dr Josif Dena. Ngushellime bashkoshortes se tij Llambrini dhe femijeve, U prehte ne paqe dr Sifi.