Humbin jetën 3 qytetarë nga Covid-19, Ministria jep informacion zyrtar

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë me koronavirus, një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

MSH iu bën thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.