Humbi të vëllanë nga koronavirusi, flet Ylli Ndroqi

Një ditë më parë vëllai i Ylli Ndroqit Lulzim Pasmaçiu u nga jeta në moshën 60 vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus. Pasmaçiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit. Ndroqi ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që i qëndruan pranë familjes së tij në këto momente të vështira, teksa uron që askush të mos e përjetojë atë që ai dhe familja e tij po kalojnë prej muajsh.

“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhimbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja.

Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin. Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh. Ylli Ndroqi”, shkruan Ndroqi.