Humbi personin e shtrenjtë 2 ditë më parë këngëtarja e famshme shqiptare bën komentin e trishtë

Rreth dy ditë më parë këngëtarja e famshme Fjolla Morina humbi gjyshen e saj por nuk e zbuloi arsyen e kësaj ngjarjeje kaq të trishtë. Përmes një postimi në Instagram ajo tregoi se po kalon ditë shumë të vështira pasi gjyshja ishte një ndër personat më të shtrenjtë të familjes së saj.

Sot ajo ka ndarë një tjetër kujtim me Gjyshen duke na treguar se sa shumë i mungon dhe se nuk do të jetë në gjendje ta harrojë atë kurrë.

“Do të mbaj derisa të shoh përsëri, gjyshe”, ka shkruar Fjolla përmbi foto.

Kujtojmë se Fjolla Morina po kërkohet nga autoritetet pasi ka shkelur dënimin me arrest shtëpie. Ajo është kapur shtatorin e kaluar me armë pa leje në pikën kufitare të Morinës.