Humb jetën tragjikisht në punë 23 vjeçari shqiptar në Itali, (emri)

Një 23 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas. Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv.

Punëtori 23-vjeçar humbi jetën pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo. Rënia nga 8 metra lartësi rezultoi fatale, pavarësisht se mjekët provuan gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar.

Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi në kompani, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një fatalitet dramatik apo nëse humbja e punëtorit ishte për shkak të diçkaje tjetër.