Humb jetën mjeku që doli i pari në frontin e luftës me virusin në Shqipëri

Një tjetër humbje për mjeksinë shqiptare dhe bluzat e bardha. Ka humbur mjeku Nazmi Xhaferri nga Covid-19 i cili punonte në spitalin e Gramshit.

Punonjësit e spitalit kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku zbulojnë humbjen e thellë të doktorit i cili shua ndërkohë që ishte në krye të detyrës. Nazmi Xhaferri ishte një ndër mjekët që pranoi të dilte i pari në frontin e luftës gjatë fillimit të pandemisë në Gramsh.

Ndërkohë kolegët dhe miqtë e tij i shprehën ngushëllimet familjes dhe të ndjerin homazhet kanë nisur.