Hoti bën deklaratën e fortë: “Kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë post publik”

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Avdullah Hoti pak momente më parë. Ai u shpreh se kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë asnjë post publik duke nënkuptuar Albin Kurtin.

“Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, por sigurisht duke i përmbushur kushtet elementare të respektimit të ligjit. Një gjë është e qartë kush ka probleme me ligjin nuk mund të kërkojë e të marrë post publik. Dhe nuk mund të dalë para qytetarëve”, theksoi Hoti para mediave.

Hoti komentoi edhe sloganin e LDK-së (Shteti, shtet), teksa tha se kjo nënkupton ruajtjen e shtetit, dhe mos cenimin e fjalës së lirë.

“Por, motoja jonë është normalitet, stabiliteti dhje zhvillim”,