Holanda i ka thënë “JO” Shqipërisë për negociatat? Ministrja Spiropali zbulon si qëndron e vërteta

Ministrja e kabinetit Rama, Elisa Spiropali e pyetur mbrëmjen e sotme për lajmin që ka qarkulluar ditët e fundit se Holanda ka bllokuar Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Ministrja tha se ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga qeveria holandeze.

“Hollanda është e shquar që i thotë ‘Jo’ vendeve edhe më të mëdha se ne. Ne kemi raportin e Komisionit, në mars kemi marrë dakordësinë që Shqipëria dhe Maqedonia duhet të hapin negociatat. Tani në nëntor mblidhen, nuk kemi ende qëndrimin zyrtar të Holandës. Ka diskutime, e thotë një parlamentar aty, e thotë një deputet tjetër. Vendoset një datë, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e kanë marrë. Tryeza ndërqeveritare do merret zyrtarisht nga shtetet vendimi, mund të ëndërroj Luli se është hollandez fluturues, por jo ju. Lumturohen kur nga Hollanda vijnë deklarata ekstreme. Lul Basha nuk thashë se ka influencë tek Hollanda, por partitë që janë kundër zgjerimit të BE thonë ‘o sa mirë që gjejmë mbështetje tek këto vende që nuk duam të çelim negociatat. Di që një pjesë ekstreme të të djathtës sidomos në vende si Hollanda, luajnë me çështje të identitetit”, tha Spiropali.