Historia e panjohur e Çerçiz Topullit. Dokumente dhe fotografi të rralla (VIDEO)

Vetëm disa muaj pas ekzekutimit së Halil Musa Beut, bimbashit turk të Gjirokastrës dhe betejës së Mashkullores, çeta e Çerçiz Topullit u përfshi në një tjetër betejë, e cila është trajtuar pak nga historiografia shqiptare.

Pikërisht në zonën e Labovës së Kryqit, jo larg qytetit të Gjirokastrës, çeta u rrethua nga një forcë ushtarake turke. Detajet më të sakta të këtij momenti i sjell Mihal Grameno, që njihet jo thjesht si luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, por edhe si kronikani i të gjithë aktivitetit të saj.

Çfarë ndodhi në këtë betejë ? Si u ça rrethimi ? Ndiqni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema.

VIDEO: