Historia e pabesueshme e Florianit 25-vjeçar, gjeti të dashur 40-vjeçe në SHBA për letra

Shumë shqiptarë, kryesisht të rinjtë, ëndërrojnë që të kenë një jetë jashtë Shqipërisë, dhe vendi i tyre më i preferuar është Amerika. I tillë është edhe Florian Sukaj, një i ri shqiptar, i cili tashmë është bërë i njohur në SHBA. 29-vjeçari ka marrë vëmendje, pasi ai është partneri i një gruaje 44-vjeçareje, një youtuber e njohur në vend, e cila reklamon jo pak jetën e saj me Florianin. Në moshën 25-vjeçare ai e njohu atë për të fituar dokumentat, por tashmë ka fituar goxha vëmendje.

Më një anglishte jo shumë të mirë, 29-vjeçari shfaqet në videot e partneres pa komplekse dhe kjo ka bërë që ai të marrë komente të shumta. Në një video në youtube partnerja e tij ka treguar se është njohur me të riun shqiptar në rrjetet sociale. Ajo rrëfen gjithashtu se ka ardhur edhe në Shqipëri, ku Floriani i ka propozuar për martesë. Ata jetojnë beshkojnë, por duket se gjërat mes tyre së fundmi nuk po shkojnë aq mirë.