Hiqen fashat orare, vendosen masat e reja për virusin

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër virusit që do të hyjnë në fuqi shumë shpejt. Vendi fqinj ka hequr orën policore dhe pritet të hapë lokalet e gastronomisë dhe të zgjatet orari i punës.

Ky lajm është bërë i ditur nga burime të brendshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Orari i punës për gastronominë pritet të shkojë nga ora 20:00 deri në orën 21:00 ose 22:00. Kjo do të bëhet si kategorizim për secilën na komunat.

“Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, -deklaroi sot drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës.