Hidhet nga kati i tretë 18 vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dyshohet se një 18 vjeçare është hedhur nga kati i treti i pallatit. 18 vjeçarja është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.