Hetimet për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, Anila Hoxha tregon çfarë i pret 16 të akuzuarit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake Up”dhe detaje nga procesi hetimor i ngritur nga Prokuroria e Durrësit pas dëmeve nga tërmeti. “Në fakt kodi e parashikon, Prokurorët kanë kohë dhe afat për të ngritur akuza dhe për të shkuar në Gjykatë, edhe sikur të mos e përmbyllnin brenda një viti.

Për shkak edhe një sërë veprimesh hetimore dhe të përfshirjes së shumë institucioneve dhe të marrjes së ekspertizave, natyrisht që hetimet zgjatën disa muaj, sikurse po zgjasin edhe për çështje të tjera që janë në proces, jo vetëm në Prokurorinë e Durrësit, ku janë gati 200 dosje për objekte të shembura ku nuk janë shkaktuar viktima dhe ku pritet të ketë sërish rezultat.

Por ajo që është e rëndësishme është fakti se Prokuroria, veçanërisht e Durrësit kanë konkluduar me akuza gati-gati edhe të rënda sa i përket vrasjeve nga pakujdesia, sidomos rasti i familjes Lala.

Kam përshtypjen se është më shumë një mbledhje provash, kohë që i duhej policisë gjyqësore për të mbledhur prova, në mënyrë që të mos humbin në Gjykatë dhe te jenë ballëlartë”, sqaroi gazetarja Anila Hoxha.