Hera e parë në historinë e SHBA-ve tronditet politika, ja vendimi drastik për Donald Trump

Do të ishte shkatërruese për Amerikën nëse ndaj një presidenti do të ngriheshin dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit. Ligjvënësja Jamie Herrera Beutler tha mbrëmjen e kaluar se duke qenë se demokratët gëzojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanë vota të mjaftueshme për të marrë vendimin.

Megjithatë atyre pritet tu bashkohet një numër gjithnjë e në rritje republikanësh, të gatshëm të votojnë pro-shkarkimit të Presidentit. Jamie tha gjithashtu se do të votojë pro ngritjes së akuzave sepse sipas saj, Trump veproi kundër betimit që ka bërë si president.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën”, tha Herrera Beutler.

Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ligjvënësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve tha në shpjegimin e mbështetjes së saj për ngritjen e akuzave se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më e madhe”.