“Hë të lumsha e shqipe”, Ylli Manjani del me paralajmërimin e fortë: Basha do shpallet krímínel, ja çfarë do i ndodhi në fushatë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me akuzat që qeveria po hedh ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, si i përfshirë në hetimet për ‘Shtëpinë  e Verdhë’. Manjani shkruan se Basha gjatë fushatës elektorale do të shpallet ‘kiminel lufte’ e  ‘trafikant organesh, ndërsa heronjtë e UÇK-së gjenden në Hagë.

Postimi i plotë:

Kështu pra i doli koka muhabetit. Vëllai i madh Alexandar po i jep një dorë elektorale shokut Rama. Me rastin e akt-akuzave ndaj UÇK, ngrihet dhe “akt-akuza” politike ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit tashmë do shpallet “kiminel lufte”, “trafikant organesh”, pronar i “shtëpisë së verdhë” deri sa të mbarojnë zgjedhjet

Mekanizmi i njohur tashmë:

Taulanti bën një komision hetimor parlamentar, mediat përreth botojnë dëshmi të sajuara (sajojnë shërbimet e fshehta sa të duash nga këto), bëhet zhurmë e madhe dhe fap, vijnë zgjedhjet. Kështu ne merremi me “kimet e luftës” të Lulit që i paska bërë si asistent i UNMIK. Harrojmë që Rama duhet të japë llogaro dhe jo të kërkojë llogari.

Ndërkohë që UÇK gjendet në Hagë ushtarët e Alexandarit, mikut të shokut Rama, bëhen heronj! Ja ku u rishkrua dhe historia e Ballkanit. Ky i fundit 2 lidera ka, Alexandarin dhe Ramën. Të tjerët janë automatikisht “kiminelë lufte” ose “të korruptuar”, të cilët i zë Haga ose reformat në drejtësi. He ta lumsha o shqipe! Për pushtet shet çdo gjë! Atdheun të parin.