Haxhiu jep paralajmërimin e bujshëm: Ja çfarë do ndodhë pas 14 shkurtit mes Prishtinës dhe Tiranës

Analisti Baton Haxhiu u shpreh se Kosova do të zgjohet pas të dielës së 14 shkurtit nën qeverisjen e një të majtë autokrate.

“Pas 14 shkurtit do të ketë një dashuri të re për Kosovën dhe ajo quhet Vetëvendosje. Pra një të majtë autokrate. Por kjo parti nuk ka në program për të zgjidhur problemet aktuale, por ato të historisë.

Nga eksperienca di se të majtët nuk kanë aftësi të zgjidhin problemet e mëdha të Kosovës” – tha Haxhiu për ‘Java në RTSH’.

Ai u shpreh se pas 14 shkurtit nis rruga e parë e përplasjeve mes Tiranës dhe Prishtinës.

“Pritet të ketë një betejë për lidershipin e ri të shqiptarëve, Kurti apo Rama.” – tha Haxhiu.