“Hajde duroje tani këtë “qoftëlargun”, ndërsa presidenti do…”, Artan Hoxha nuk u ndahet Ramës e Metës: Ja çfarë mund të ndodhë mes PD-PS gjatë sezonit vjeshtë-dimër

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim me doza ironie pas finales së Champions, ku triumfoi Bayern. “Hajde duroje tani kete “qoftelargun”, kur ti dedikoje status Bayern dhe Rumeniges…”, shkruan Hoxha për kryeministrin Rama. Ndërsa thumbit nuk i shpëton as presidenti Meta, teksa gazetari shkruan: “Ndërsa presidenti, do përshëndëse Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut”.

Postimi Artan Hoxhës:

Obobo edhe kete kishim mangut! Hajde duroje tani kete “qoftelargun”, kur ti dedikoje status Bayern dhe Rumeniges. Ndersa presidenti, do pershendese Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut.

Gjithsesi nen frymen e gezimit dhe fitores se champions league, opozitaret dhe Taulant Balla, te gjithe tifoze te Bayern, duhet ta gjejne frymen e bashkepunimit per sezonin e ri vjeshtë-dimer. Foto: Rama me presidentin e Bayern, Karl Heinz Rummenige ne Allianz Arena ne Munich.